Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet dobësojnë euron! Monedha europiane këmbehet për 98 lekë, tatëpjetë edhe për dollarin
Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa luhatje janë regjistruar në kursin e këmbimit valuator midis euros dhe lekut. Në 97.9 lekë është minimumi i ri historik i arritur për monedhën europiane. Një sërë faktorësh kanë ndikuar negativisht për euron këto ditë duke regjistruar nivelin më të ulët të 17 viteve. Zgjedhjet, prurjet e parave nga emigrantët, por dhe sezoni turistik kanë ndikuar sipas ekspertëve në këtë tatëpjetë të valutës europiane. Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë raportojnë se euro në 24 orët e fundit euro këmbehet për 98.01 lekë. Historikisht në prag zgjedhjesh euro është luhatur me disa pikë përqindje duke pësuar rënie por dhe rritje përsëri pas periudhës zgjedhore. Përveç euros, në këto ditë të fundit të fushtës...