Drejt universiteteve, maturantët mes pasionit dhe realitetit të tregut

Drejt universiteteve, maturantët mes pasionit dhe realitetit të tregut

Maturantët kanë nisur përgatitjet për provimet e maturës, ndërsa ndodhen përballë një prej vendimeve më të rëndësishme të jetës: zgjedhjen e degës së studimit dhe të së ardhmes së tyre profesionale. Midis frikës dhe dëshirës për të ndjekur pasionet, ata ndajnë mendimet dhe dilemat që i shoqërojnë në këtë periudhë. Në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, përgatitjet janë intensifikuar. Nxënësit jo vetëm që punojnë për provimet përfundimtare, por gjithashtu po ndihmohen nga orët e këshillimit të karrierës për të kuptuar më mirë aftësitë dhe interesat e tyre. “Këshillimi i karrierës më ka ndihmuar të zgjedh çfarë profesioni dhe çfarë dege do të vazhdoj, si edhe të përgatitem për testet. Kam dëshirë të ndjek psikologjinë. Më duket një degë interesante dhe jo shumë e kërkuar, prandaj...