Turizmi natyror, vizitorët në zonat e mbrojtura u rritën me 10%

Turizmi natyror, vizitorët në zonat e mbrojtura u rritën me 10%

Shqiptarët duket se po preferojnë gjithmonë e më shumë natyrën për t’u relaksuar teksa edhe interesi i të huajve gjithashtu shfaqet me rritje. Të dhënat e fundit zyrtare për ecurinë e turizmit në vend publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se ndryshe nga turizmi kulturor që ishte me tkurrje në muajt e parë të vitit ai natyror shënoi rritje në raport me një vit më parë në nivelin 10 për qind. “Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, tregojnë se gjatë muajit shkurt 2025 kemi 272,658 vizitorë vendas dhe të huaj, që kanë vizituar zonat tona të mbrojtura. Gjatë këtij muaji vihet re një rritje prej 10% krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024. Rritje të ndjeshme ka numri i vizitorëve...