Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mandati i katërt, momenti i transformimit të Lushnjës dhe Divjakës”, Rama: Do të krijohet baza e industrisë ushqimore të vendit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim përmbyllës elektoral në Lushnjë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mandati i katërt do të jetë një moment i rëndësishëm i transformimit të Lushnjës dhe Divjakës, në aspektin e krijimit të një baze të vërtetë ushqimore të vendit. “Të dielën së bashku me të gjithë ata që s’do jenë dot në kutitë e votimit, port po i dërgojnë votat nga jashtë, do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS. Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur këtu në Lushnjë, sikundër dhe në Divjakë. Kemi bërë gjithçka kemi mundur me fitoret tonë. Ne nuk jemi në një ndeshje, apo cikël ndeshjes sportive. Fitorja nuk është qëllimi në...