Detaje nga vrasja në Has/ Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë, 41-vjeçari i zuri pritë afër banesës

Detaje nga vrasja në Has/ Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë, 41-vjeçari i zuri pritë afër banesës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fshatin Plan në Has. Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë, sipas gazetarit të Top Channel, Bekim Lekica. Këtë mëngjes, autori 41-vjeçar e zuri viktimën në pritë afër banesës. Ylber Jaku është autori i vrasjes së Ryshyt Sallahut. Sherri me sende të forta mes familjes Sallahu dhe Jaku ndodhi për motive pronësie. Sot policia e arrestoi 21-vjeçaren, motrën e viktimës, por konfliktin e la të hapur, duke mos e parandaluar ngjarjen tragjike. Ajo goditi prindërit e autorit të vrasjes, A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe, ku babai mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja V. J. vijon të jetë në kujdesin...