“Të përmbushim profecinë e Skënderbeut”, Rama në Fushë-Krujë: Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

“Të përmbushim profecinë e Skënderbeut”, Rama në Fushë-Krujë: Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit për integrimin dhe anëtarësimin e vendit në BE. Duke anëtarësuar vendin në BE, tha Rama, do të përmbushim profecinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastirot Skënderbeu. Rama: Në katër vitet e ardhshme do bëjmë më shumë nëse ju dhe qytetarët do na japin një mbështetje të fortë dhe një fuqi më të madhe për të marrë vendime, për ta çuar para vendin, duke realizuar edhe profecinë e atij që ju e...