Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kuvendi dështon 12 herë radhazi, opozita refuzon kandidaturën e Kurtit, pro nismës së LDK për qeveri tranzitore
Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, deputetët nuk kanë gjetur dakordësi për konstituimin e Kuvendit. Edhe në seancën e 12 që u mbajt këtë të mërkurë, procesi dështoi me Albulena Haxhiun emër i propozuar nga Vetëvendosje, e cila nuk mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur. Seanca e fundit vjen pas disa lëvizjeve nga subjektet politike për të gjetur një zgjidhje. Kryetari i Vetëvendsojes, Albin Kurti i dërgoi dy ditë më parë një ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për të bashkëqeverisur. Ftesa u refuzua nga LDk e cila tha se nuk do të bashkëpunonte me Albin Kurtin por iu kërkoi partitve të tjera shqiptare të nisin diskutimet për një qeveri tranzitore. “Nuk jemi të interesuar të kemi një qeveri me LVV-në....