Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liverpool përgatitet për një merkato milionere, ja 3 emrat që ka kërkuar Slot
6 Maj 2025 15:40 Telesport Liverpooli është gati të shpenzojë shumë në merkaton e verës, pasi Arne Slot synon tre nënshkrime të mëdha për skuadrën e tij. Sipas Goal.com, bordi i ka dhënë licencën Slot për të bërë gjithçka në merkato për të siguruar që ata të mbrojnë titullin e Premier League sezonin e ardhshëm. Të Kuqtë kanë identifikuar pozicionet ku nevojitet një ‘ndryshim’. Ata duan të nënshkruajnë një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues përpara sezonit të ardhshëm. Për rolin e mbrojtësit të majtë, klubi ka vënë në shënjestër Milos Kerkez dhe Antonee Robinson si zëvendësues të mundshëm të Andy Robertson. Liverpooli po mban nën vëzhgim edhe një tjetër mbrojtës të Bournemouth, Dean Huijsen, i cili ka bërë përshtypje këtë sezon. Klubi...