Zgjedhjet e 11 majit/ PD akuza qeverisë : Kjo qeveri 12-vjeçare, është ‘mbetje e pariciklueshme’ me premtime dhe…

Zgjedhjet e 11 majit/ PD akuza qeverisë : Kjo qeveri 12-vjeçare, është ‘mbetje e pariciklueshme’ me premtime dhe…

Ted Kopliku, Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar ashpër për deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar kryesocialistin për propagandë dhe dështim në përmbushjen e premtimeve për qytetin e Shkodrës. Në një deklaratë për mediat, Kopliku vuri në dukje se shprehja e Ramës ndaj kundërshtarëve politikë, “mbetje të pariciklueshme”, është një përpjekje për të fyer qytetarët që mendojnë ndryshe. “Mbetja më e pariciklueshme është vetë kjo mënyrë qeverisjeje që ka ricikluar për 12 vite mashtrime dhe premtime të pambajtura”, tha Kopliku mes të tjerash. Deklarata e kandidatit për deputet të PD-ASHM në Shkodër, Ted Kopliku: “Kryeministri në ikje përdor shprehjen ‘mbetje e pariciklueshme’ për të etiketuar këdo që mendon ndryshe. E vërteta është kjo: mbetja më e pariciklueshme...