Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Akuzat për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës duke shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro. SPAK kërkoi 1 vit burg për Eduard Duro, duke e akuzuar për veprën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, pasi ka dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje. Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat. Njoftimi i plotë: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 06.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 25 akti, datë 26.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 14, datë 10.02.2025...