Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kriza e Sudanit, lufta dhe shpërthimet arrijnë në qytetin ku strehoheshin refugjatët
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Port Sudan, qytetin strategjik në brigjet e Detit të Kuq, ndërsa një forcë paraushtarake ka shënjestruar për të tretën ditë radhazi kryeqytetin de facto të qeverisë së Sudanit, i udhëhequr nga ushtria e vendit. Sipas dëshmitarëve, tymi i dendur i zi ka mbuluar horizontin e qytetit që dikur ishte një strehi e sigurt për mijëra refugjatë që iknin nga lufta civile dyvjeçare. Në agim, qyteti është prekur nga shpërthime të fuqishme, duke e transformuar atë në një skenë që shumë e përshkruajnë si apokaliptike. “Shoh një re të madhe dhe zjarr që përhapet përreth qytetit… dhe tani dëgjova gjithashtu se ishin dy shpërthime të tjera të forta”, tha gazetarja Cristina Karrer për BBC. Sulmet janë kryer nga Forcat paraushtarake...