Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Rama pritet me këngë patriotike në Korçë: Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në BE!
                            Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sot (5 maj) turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste në tre mandate për qarkun dhe takimit me mbështetësit në Pogradec e Devoll, ai zbriti në kryeqendrën e verilindjes, ku u prit me një kolazh muzikor me motive patriotike dhe serenatash korçare nga grupi i qytetit. “Drejt finishit, për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruante kryeministri në Facebook pak para takimit elektoral për zgjedhjet e 11 majit, në mitingun përmbyllës.