Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë”, Rama: Nëse presim “kënetën” humbasim kohë për të hyrë në BE
Kryeministri Edi Rama përmbylli në qytetin e Pogradecit fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij, Rama tha se është shumë e rëndësishme që vendi ynë të shfrytëzojë mundësinë e artë dhe të mbyllë sa më shpejt që të jetë e mundur negociatat me BE-në. Edi Rama shtoi se nëse presim kënetën të veprojë kjo mundësi mund të ikë dhe dera e hapur për Shqipërinë nga BE mund të mbyllet. Rama: Dera është hapur dhe ne jemi ulur në tryezë dhe duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë për të hyrë në atë shtëpi. Duhet të biem dakord me ta për standardet, rregullat dhe ligjet dhe ne duhet të bien dakord me ata. Parafytyroni ju që ne këtë kohë kaq intensive për të...