Berisha nga Maqellara: Më 11 maj qytetarët do të flasin me votë për ndryshimin

Berisha nga Maqellara: Më 11 maj qytetarët do të flasin me votë për ndryshimin

Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Maqellarës, vetëm gjashtë ditë përpara zgjedhjeve vendimtare të 11 majit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot entuziazëm, Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e zonës i kanë dhënë kauzës së tij dhe Partisë Demokratike-Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Berisha u ndal tek ajo që ai e cilëson si një nga nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, emigrimi masiv. Ai theksoi se shqiptarët, dhe veçanërisht banorët e Maqellarës, janë njerëz punëtorë dhe të ndershëm, të cilët janë detyruar të lënë vendin për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës që ka krijuar regjimi aktual. Në përfundim të fjalës së tij, kryetari i PD u bëri thirrje qytetarëve që të...