E rëndë/ Gjendet i pajetë 37-vjeçari, dyshohet se u mbyt në Shëngjin

E rëndë/ Gjendet i pajetë 37-vjeçari, dyshohet se u mbyt në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel. Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të Portit të Shëngjinit. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se 37-vjeçari është mbytur në det, pasi disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. “Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën...