Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Bëra muhabet me të gjithë personelin”/ Kryemadhi ironi pasi del nga SPAK: U kërkova votën agjentëve të BKH për Metën
Monika Kryemadhi ka ironizuar pas daljes nga ambientet e SPAK, pasi iu pyet se për çfarë deklaroi për prokurorët e posaçëm. Deputetja e PL-së u shpreh se bëri muhabet me të gjithë stafin e Prokurorisë së Posaçme duke shtuar se “ishte interesante”. Kryemadhi shtoi me ironi se u kërkoi agjentëve të BKH-së, prokurorëve, si edhe të tjerëve në SPAK votën për Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli me urdhër të SPAK prej 21 tetorit 2024. “Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara”, deklaroi ajo. “I binde të të votonin dhe për kë kandidat?”, iu drejtua gazetari. “Sigurisht që kërkon votën për babain e...