Akuzohet për fyerje të boshnjakëve, ngrihet padia kundër Dodik

Akuzohet për fyerje të boshnjakëve, ngrihet padia kundër Dodik

Zëvendëspresidenti i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Stojanović, njoftoi më 5 maj se ka ngritur padi në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër presidentit të entitetit Republika Srpska, Milorad Dodik, me dyshimin për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Stojanović deklaroi , në një postim në Facebook, se Dodik bëri deklarata gjatë paraqitjeve publike që fyenin dinjitetin e boshnjakëve dhe “shkelnin të drejtën e fesë dhe kulturës, si dhe liritë themelore, të garantuara nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare. Duke folur me gazetarët më 29 prill, pas një takimi të koalicionit qeverisës në Republikën Srpska, Dodik paraqiti tezën se zgjidhja për Bosnjën dhe Hercegovinën është që boshnjakët “të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, në mënyrë që...