63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

63 protestues do të dalin ditën e sotme, para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë. Ata janë arrestuar pas akteve të dhunshme në protestat që kanë përfshirë vendin 4 ditët e fundit, ku kanë sulmuar me gurë e molotovë institucione e efektivë. Ndaj tyre rëndojnë disa vepra penale, nga “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” deri te “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vetëm një ditë më parë, 18 protestues dolën në Gjykatë për masën e sigurisë, një nga të cilët...