Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Vendimi i Gjykatës së Janinës: Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg, çdo vendim i saj është i pavlefshëm!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një vendim të Gjykatës së Janinës, i cili dënon Irena Gjokën me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikim pasaporte dhe vize. Në një deklaratë të fortë përpara ambjenteve të SPAK, Berisha e ka cilësuar Gjokën si delikuente të paftyrë dhe ka akuzuar Edi Ramën dhe regjimin e tij për keqpërdorim të saj në funksionin e kryetares së Gjykatës Speciale. Berisha ka kërkuar që çdo vendim i Irena Gjokës të konsiderohet i pavlefshëm, duke shtuar se ajo është përdorur për interesa të ngushta politike dhe financiare. “Të dashur, qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar...