Me foton romantike, Gigi Hadid konfirmon romancën me Bradley Cooper në 30-vjetorin e saj

Me foton romantike, Gigi Hadid konfirmon romancën me Bradley Cooper në 30-vjetorin e saj

Supermodelja Gigi Hadid ka festuar me emocion ditëlindjen e 30-të më 25 prill në ambientet elegante të Le Chalet në New York, ku surpriza më e madhe për fansat ishte konfirmimi publik i lidhjes së saj me aktorin Bradley Cooper. Në një postim në Instagram më 3 maj, Hadid ndau një sërë fotosh nga festa, ku në një prej tyre ajo shihet duke shkëmbyer një puthje me Cooper përpara një torte gjigante me çokollatë – shenja e parë e qartë e romancës së tyre në rrjetet sociale. Në përshkrimin e postimit, Gigi shprehu mirënjohjen për të gjitha rolet e saj në jetë – si nënë, mike, partnere, motër, vajzë dhe bashkëpunëtore – duke theksuar se ndihet me fat për çdo përvojë që ka përjetuar gjatë...