Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Berisha në SPAK, zbulon mesazhin që la në Prokurori: Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues
                            Teksa ishte në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se la një shënim në Prokurorinë e Posaçme. “Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë. Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë. Kurrë“-thuhet në mesazhin e Berishës. Top Channel