Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Topalli: Kush nuk ka votuar ende në Diasporë, ta bëjë sa më shpejt, kush ka mundësi të vijë e të votojë në Shqipëri në 11 maj
Deleguarja politike për Diasporën, Jozefina Topalli, në një deklaratë për media u shpreh se angazhimi i diasporës shqiptare në proceset zgjedhore është një faktor kyç për ndryshimet pozitive në Shqipëri. Ajo falënderoi diasporën për kontributin e saj të çmuar dhe theksoi se zarfet që po kthehen nga shtetet e ndryshme janë një shenjë e fortë e përgjegjësisë dhe angazhimit të shqiptarëve jashtë vendit. Topalli gjithashtu bëri thirrje për ata që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin e votës të përfshihen në këtë proces dhe të kontribuojnë në ndryshimin e madh që po ndodh në vendlindjen e tyre. Deklarata e plotë: Përshëndetje të gjithëve. Jam sot këtu para jush për tre arsye kryesore. Së pari për të falënderuar diasporën e mrekullueshme dhe zarfeve që po kthejnë në...