Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Vota për PD nxjerr Metën nga burgu”, Basha: Nuk bashkëpunoj me Ramën e Berishën
I ftuar në studion e emisionit “Review”, drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për programin elektoral dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor i këtij koalicioni. Basha shpalosi gjithashtu synimet e Koalicionit Euroatlantik, në rast se ai bëhet pjesë e qeverisjes pas zgjedhjeve të 11 majit ndërsa përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Sali Berishën, pas zgjedhjeve. “Do të qeverisim me të gjithë faktorët politikë që ndajnë parimet dhe bindjet tona themelore për të ardhmen e vendit, sidomos për luftën kundër korrupsionit. Sigurisht, preferojmë ata që ndajnë dhe qëllimet tona programore. Nuk qeverisim me Ramën, nuk qeverisim me Berishën, sepse ne përjashtojmë automatikisht persona të korruptuar, persona që nuk mbështesin 100% SPAK-un dhe persona që nuk janë 100%...