Pothuajse gjysma e rezervave në SHBA/ Sa i sigurt është ari gjerman në Nju-JorkK

Pothuajse gjysma e rezervave në SHBA/ Sa i sigurt është ari gjerman në Nju-JorkK

Pothuajse gjysma e rezervave të arit të Gjermanisë ruhen ende në Nju-Jork dhe Londër. Pse është kështu? Dhe pse Bundesbank nuk e sjell arin gjerman në vend? Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të arit të Gjermanisë gjenden në  Rezervën Federale të SHBA. Kohët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e këtyre rezervave në Gjermani. “Silleni arin tonë në shtëpi,” kërkoi Michael Jäger, President i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë, në ZDF. Kërkesa të tilla morën hov pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, me të cilat ai vë në pikëpyetje hapur pavarësinë e sistemit bankar qendror amerikan. Vërtet...