Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Merr flakë banesa një katëshe në Tiranë
                            Një banesë një katëshe në Babrru është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Ndërkohë në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërsa vijojnë hetimet për të mësuar shkakun e zjarrit.