Vrasja në Vlorë/ Renato Hoxhaj u qëllua me dy armë të ndryshme

Vrasja në Vlorë/ Renato Hoxhaj u qëllua me dy armë të ndryshme

58-vjeçari, Renato Hoxhaj u qëllua nga dy armë zjarri, mëngjesin e 17 prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Kjo e dhënë është zbuluar nga policia dhe prokuroria e Vlorës, pas ekspertizës së 3 predhave që i morën jetën 58-vjeçarit, nga ku rezultoi se vrasësi ka përdorur dy armë të ndryshme. Për hetuesit, kjo shton akoma më shumë dyshimet, se vrasësi ka qenë qitës profesionist dhe me pagesë. Ndonëse lëvizjet e autorit janë ekspozuar në disa pamje kamerash sigurie në zonën ku ndodhi ngjarja, policia ende nuk ka mundur të identifikojë atë. Grupi hetimor është vënë në kërkim të automjetit që ai ka përdorur si para dhe pas ngjarjes. Bëhet fjalë për një fuoristradë “Range Rover”, e cila rezulton e blerë në Tiranë në muajin...