Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit, nis përgatitja për vendnumërimin e votave në KZAZ pranë pallatit të Sportit në Durrës
Një javë para zgjedhjeve parlamentare, në qytetin e Durrësit kanë mbërritur materialet e para zgjedhore për përgatitjen e vendnumërimit të votave. Këto materiale janë transportuar ditën e sotme nga mjetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejt Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, ku do të zhvillohet procesi i numërimit për KZAZ nr. 23. Durrësi, i cili ka gjithsej katër KZAZ (nr. 21, 22, 23 dhe 24), është ndër qendrat kryesore zgjedhore në vend, ndërsa bashkitë Shijak dhe Krujë kanë secila nga një Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor. Në këto tre bashki – Durrës, Shijak dhe Krujë – janë regjistruar në total 377,020 zgjedhës, përfshirë edhe 25,037 emigrantë me të drejtë vote. Shumicën e trupës zgjedhore e përbën Durrësi me 272,888 votues, i ndjekur nga Kruja me...