Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Zylyftari, nën hetim për aferën 250 mln lekë’ Bozdo akuza kryetarit të PS në Poliçan: I dënuar në Greqi me 8 vite burg
I deleguari politik i PD-së në Qarkun Berat, Eno Bozdo, ka denoncuar kryetarin e degës së PS në Poliçan, Erjon Zylyftari, duke e akuzuar për përgjegjësinë në zhdukjen e 54 ton lëndë të parë nga Uzina Mekanike Poliçan. Bozdo theksoi se Zylyftari, kur mbante detyrën e drejtorit të uzinës, ka shkaktuar një dëm prej 250 milionë lekësh për buxhetin e shtetit. Sipas Bozdos, Erjon Zylyftari është përgjegjës për këtë vjedhje, por gjithashtu për një dënim të tij në Greqi me 8 vite burg. Ai po ashtu kritikoi Prokurorinë e Beratit për vonesat në hetimet ndaj Zylyftarit, duke shtuar se dosja ka ngecur për tre vjet. Bozdo ngre pyetje lidhur me mbrojtjen që Zylyftari po merr dhe kërkon që ai të japë llogari për veprimet e...