Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Anëtari i PE-së mbështet PD/ Kols: Populli meriton udhëheqje që forcon ekonominë dhe ndërton besim tek institucionet
Mbështja për liderin demokrat Sali Berisha nga ndërkombëtarët sa vjen e rritet. Pas shumë emrave të eurodeputetëve të PE dhe jo vetëm që e kanë mbështetur fuqimisht kryedemokratin Sali Berisha në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit, në krah të tij ka dalë edhe Rihards Kols, anëtar i Parlamentit Europian, i cili përmes një video-mesazhi shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Sipas Kols, Shqipërisë i nevojiten vlerat e demokracisë dhe intergimi evropian, dhe jo një gjyqësor që përdoret për interesa politike dhe jo për vetë drejtësinë. ‘Nuk ka të bëjë vetëm me procesin politik, kjo ka të bëjë me drejtimin që merr një komb që ka punuar shumë për të lënë pas të kaluarën autoritare dhe për të përqafuar vlerat e...