Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Kosovë/ Tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit, opozita kundërshton sërish Albulena Haxhiun si kryetare
                            Në Kosovë sot po zhvillohet tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit, me seancën që është parashikuar të nisë në orën 10:00. Arsyeja kryesore e bllokimit të deritanishëm mbetet mosmarrëveshja për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, ku partitë opozitare (PDK, LDK dhe të tjera) kanë refuzuar emrin e Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Pavarësisht presionit opozitar dhe situatës së ngërçit politik, Vetëvendosje nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj për të pasur Haxhiun në krye të Kuvendit, gjë që ka thelluar më tej krizën institucionale. Në seancën e mbajtur më 1 maj, deputeti Avni Dehari propozoi që votimi për kryeparlamentaren të zhvillohej në mënyrë të fshehtë, por kjo u mbështet vetëm nga Vetëvendosje. PDK dhe LDK e cilësuan këtë formë të votimit si...