60 firma, 500 projekte/ The Guardian: Çfarë fshihet pas bumit të ndërtimeve në Shqipëri?

60 firma, 500 projekte/ The Guardian: Çfarë fshihet pas bumit të ndërtimeve në Shqipëri?

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një shkrim të gjatë bumit të ndërtimeve në Shqipëri, duke e vendosur në qendër të debatit ndërkombëtar transformimin e vendit përmes kullave, resorteve luksoze dhe projekteve të dhjetëra studiove të huaja arkitekturore. Në artikull thuhet se 60 studio ndërkombëtare kanë propozuar mbi 500 projekte në të gjithë vendin, nga Tirana deri në bregdet. Shkrimi sjell në vëmendje sërish librin “The Albanian Files”, një botim prej 800 faqesh dhe 2.2 kilogramësh, ku janë përmbledhur projektet e këtyre studiove ndërkombëtare. Sipas The Guardian, libri është një dokument i jashtëzakonshëm jo vetëm për atë që synon të tregojë, por edhe për atë që zbulon pa dashje: mënyrën se si po projektohet Shqipëria nga një rreth arkitektësh të huaj, pa...