6 instrumentat e paketës ligjore, Rama: Dëmshpërblim për bizneset, 500 mijë lekë gjobë, 2 vite burg kush kapet me armë dhe…

6 instrumentat e paketës ligjore, Rama: Dëmshpërblim për bizneset, 500 mijë lekë gjobë, 2 vite burg kush kapet me armë dhe…

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar paketën e re ligjore, kundër protestave të dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë. Paketa përfshin 6 instrumente, të cilat sipas kryeministrit, i japin një goditje dhunës së shkaktuar nga ata që duan të marrin peng popullin shqiptar dhe Qeverinë. Instrumenti i parë lidhet me dëmshpërblimin e menjëhershëm të bizneseve të vogla, ndërsa i dyti parashikon një ligj të ri, sipas modelit francez, për përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara gjatë grumbullimeve që shkon deri në një gjobë prej 500 mijë lekësh. Instrumenti i tretë parashikon ndryshime në ligjin për tubimet. Rama thekson se ky instrument nuk prek mjetet dixhitale, por i jep Policisë më shumë kapacitetet parandaluese dhe reaguese, përfshirë thirrjet për dhunë në rrjetet sociale. Sipas...