6 gushti i dijes, në përkujtim të lindjes së Eqrem Çabej

6 gushti i dijes, në përkujtim të lindjes së Eqrem Çabej

Më 6 gusht të vitit 1908 lindi në Gjirokastër Eqrem Çabej, një prej mendimtarëve dhe studiuesve më të mëdhenj të gjuhës shqipe. Figura e tij mbetet sot një nga themelet mbi të cilat u ngrit shkenca albanologjike moderne. Me veprimtarinë e tij të pasur shkencore, Çabej u bë zëri më autoritativ në fushën e gjuhësisë historike shqiptare dhe një nga emrat më të respektuar në botën akademike shqiptare dhe europiane. Pas studimeve në Austri dhe një formim të thellë në gjuhësi krahasimtare, Çabej solli në Shqipëri një qasje shkencore të mirëfilltë mbi origjinën, zhvillimin dhe strukturën e gjuhës shqipe. Ai punoi ngushtësisht me gjuhëtarë të njohur të kohës, si dhe dha kontribute të jashtëzakonshme në zbërthimin e lidhjeve të shqipes me gjuhët indoevropiane, përcjellë KultPlus. Një...