Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama për partitë e reja: Dolën nga e njëjta farë që polli “ndjesë pastë” LSI-në
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS ka ironizuar nga Burreli partitë e reja. Sipas Ramës këto forca politike të re kanë vetëm moshën e kryetarëve. Ai theksoi se të gjitha këto parti që mbinë nga hiçi, vijnë nga e njëjta farë e keqe që polli “rahmet pastë” LSI-në. “Seç janë ca që kanë dalë që thonë jemi parti të reja. Janë thjeshtë formacione që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve. Janë nga e njëjta farë që polli ndjesë pastë LSI-në. Çfarë na duhen ne këta, këto farëra që pa dalë akoma veza, thonë që nëse ne do ta kemi në dorë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme. Ne kemi në dorë fatin Europian të Shqipërisë, dhe nga një anë kemi një kënetë...