Bregdeti shqiptar në rrezik, prestigjiozja italiane ngre alarmin: Si kombinimi i ngrohjes globale dhe urbanizimit po shkatërron natyrën

Bregdeti shqiptar në rrezik, prestigjiozja italiane ngre alarmin: Si kombinimi i ngrohjes globale dhe urbanizimit po shkatërron natyrën

Bregdeti shqiptar po përjeton një krizë mjedisore të rëndë që kërcënon natyrën dhe ekonominë e vendit. Nga Velipoja, ku forca e valëve po shndërron në hi një pyll me pisha shekullor, deri në Golem, ku urbanizimi i pakontrolluar po përshpejton erozionin, pasojat e ndryshimeve klimatike janë gjithnjë e më të dukshme, shkruan La Repubblica. NASA: Rritja e nivelit të detit dhe pasojat për Shqipërinë Në një raport të fundit, NASA ka njoftuar se niveli mesatar i detit në planetin Tokë është rritur me 10 cm gjatë 30 viteve të fundit, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në bregdetin shqiptar. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ka parë një rritje të ndjeshme të turizmit, me numrin e vizitorëve që kaloi nga 5.9 milionë në vitin 2018 në mbi 10...