Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kujdes nga këto email që po qarkullojnë me shpejtësi/ RTSH ngre alarmin: Synon të dhënat tuaja personale
Radio Televizioni Shqiptar ka dalë sot me një deklaratë ku shprehet se po qarkullon online një seri emailesh të rreme, duke u hequr si RTSH. Sipas njoftimit këto emaile të flasifikuara kanë si qëllim vjedhjen e të dhënave personale. Gjithashtu thuhet se përmbajnë përpjekje për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm, duke synuar aksesin në llogaritë personale nëpër platformat sociale, si Instagram dhe Facebook RTSH bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin hapat e rreshtuar në njoftimin e mëposhtëm për të mbrojtur veten e tyre. NJOFTIMI I RTSH: Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri email-esh të falsifikuara nën emrin e RTSH apo të subjekteve të autorizuara nga ne, të cilat kanë si...