EMRAT / Amerikani tentoi të priste damarët pasi vrau gruan në Shkodër, erdhën që në 27 mars

EMRAT / Amerikani tentoi të priste damarët pasi vrau gruan në Shkodër, erdhën që në 27 mars

Zbardhen detaje të reja nga krimi që tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të premte, ku protagonistë ishin 2 turistë amerikanë, burrë e grua. Shtetasja amerikane Sandra Holley Saporito u vra nga bashkëshorti i saj Brandon Saporito 57 vjeç, në dhomën e hotelit. Autori e ka qëlluar viktimën disa herë me thikë dhe më pas tentoi t’i japë fund jetës në kushtet e tronditjes psikologjike, duke prerë damarët. Nga profili në Facebook i autorit, shihet se çifti ndodhet në vendin tonë që nga 27 marsi. Postimet në rrjetet sociale tregonin Brandon Saporiton dhe bashkëshorten e tij Sandra, si një çift që jetonin të lumtur dhe në harmoni. Ata kanë zhvilluar vizita në disa zona të Shqipërisë, si në Himarë, në Tiranë ku kanë vizituar malin e...