Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘Shqiptarët po zgjohen’/ Burimi: Duhen reforma institucionale, që debati dhe llogaridhënia politike të detyrohen me ligj
                            Analisti Genc Burimi, i ftuar në lidhje “Skype” në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV me moderatorin Flavio Qarri, komentoi sjelljen e qeverisë ndaj medias dhe llogaridhënies. Ai theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë që mediat e huaja t’u tregojnë realitetin që po e përjetojnë vetë çdo ditë. Burimi kritikoi qeverinë Rama për shmangien sistematike të debatit dhe përqeshjen e opozitës, përfshirë ironitë ndaj Sali Berishës. Sipas tij, kjo mënyrë qeverisjeje nuk është e re, por tashmë ka një reagim edhe nga jashtë vendit. Ai e cilësoi të papranueshme mungesën e transparencës dhe kërkoi reforma institucionale që ta bëjnë llogaridhënien të detyrueshme me ligj. Në përfundim, Burimi paralajmëroi se Shqipëria nuk është e mbrojtur nga rikthimi i autoritarizmit nëse nuk ndërmerren masa konkrete....