Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Të gjitha përqindjet përfundojnë me zero’/ Lleshi hedh dyshime mbi saktësinë e sondazhit: Ja si shtohet gabimi sistematik në matje
Arbër Lleshi, aktivist i "Diaspora për Shqipërinë e Lirë", ngre dyshime mbi besueshmërinë e një sondazhi të publikuar së fundmi nga ‘News 24’. I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Lleshi tha se në përvojën e tij shumëvjeçare me analizën statistikore, vë në dukje anomalitë në të dhënat e sondazhit, që sipas tij nuk qëndrojnë as logjikisht, as profesionalisht. Ai thekson se shpërndarja e rezultateve me përqindje që përfundojnë vetëm në zero ose pesë, si dhe mënyra e rrumbullakosjes së tyre, sugjerojnë një devijim të qëllimshëm ose një mungesë serioze të saktësisë metodologjike. Për më tepër, Lleshi kritikon edhe përdorimin arbitrar të marzhit të gabimit, duke theksuar se në statistika ky tregues duhet të jetë rezultat i llogaritjeve konkrete mbi variancën...