Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lobimi 6 mln dollarë i PD, Nazarko: Shifër e madhe dhe fyerje për SHBA. Tenton të zhbëjë një qëndrim të qartë amerikan
Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se këto janë para që tentojnë të zhbëjnë një qëndrim të qartë amerikan, ndërkohë që e konsideroi të paprecedentë shifrën që do të paguhet. “Ka probleme komplekse kjo kontratë. Është e paprecedentë që një parti që vjen nga një vend i vogël të paguajë një shumë kaq të madhe, e pakrahasueshme me shumat që jepen qoftë drejtpërdrejt apo jo drejtpërdrejtë. Është e paprecedentë dhe ngre dyshime mbi origjinën e parave. Është fyerje për SHBA. Është një lloj autogoli sepse deri tani, PD po na mbushte mendjen se problemi ka qenë me demokratët, Blinken apo ambasadorët këtu. Kurse tani që përdoret shifër...