Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Stambolli në ‘shtetrrethim’ për 1 Majin/ Qindra arrestime, mbi 52 mijë policë në rrugë
Policia turke arrestoi ditën e sotme qindra protestues gjatë marshimeve të qytetarëve në Stamboll, si pjesë e një operacioni të gjerë sigurie për të parandaluar qasjen në Sheshin Taksim, një simbol historik i protestave të punëtorëve dhe opozitës në Turqi. Sipas, burimeve zyrtare, janë kryer 384 arrestime, ndërsa në terren u mobilizuan plot 52,656 oficerë policie. Shifra të tjera të publikuara nga media opozitare dhe organizata të të drejtave të njeriut e çojnë këtë numër në rreth 400 persona të arrestuar përfshirë nëntë avokatë. Arrestimet ndodhën kryesisht në lagjet qendrore Mecidiyekoy, Sisli dhe Besiktas, në anën evropiane të qytetit, ku protestuesit tentuan të çanin barrikadat policore për të hyrë në ‘Sheshin Taksim’, i cili historikisht ka qenë epiqendër e manifestimeve për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve....