“Janë turrur për të blerë votat e PS”/PD padit ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë

“Janë turrur për të blerë votat e PS”/PD padit ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka njoftuar se Partia Demokratike ka paditur ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Besa Spaho për ‘shkelje të rënda të ligjit zgjedhor’. Kaso njofton se PD ka paditur në SPAK kandidaten Besa Spaho, së bashku me drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave, pasi sipas tij “janë turrur për të blerë votat e PS”. “I kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon. Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të...