Rio Ferdinand mahnitet nga Yamal, e përsërit tri herë “Top i Artë” para kamerës

Rio Ferdinand mahnitet nga Yamal, e përsërit tri herë “Top i Artë” para kamerës

Pas golit të bukur për 1-2 dhe një tjetër goditjeje, që u përplas në traversë, admirimi për Lamine Yamal nuk vonoi të shpërthente. Erling Haaland ishte i pari që e tha hapur: “Ky djalë është i pabesueshëm”. Thierry Henry dhe Jamie Carragher gjithashtu u shprehën të mahnitur në “CBS Sports”. Nga Britania e Madhe erdhi një tjetër zë i rëndësishëm: Rio Ferdinand. Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United u dorëzua ndaj talentit të Barcelonës, pas paraqitjes spektakolare kundër Interit. Fillimisht, Ferdinand shkroi në rrjetin social “X”: “Guxoj të them se Lamine Yamal është në një nivel shumë më të lartë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira”. Më pas, me një analizë më të thelluar, e përforcoi mendimin e tij në studio: “Nuk...