Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
DW: Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj
Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdha parlamentare për postin e kryetares së Kuvendit. Pa zgjedhjen e kryetares/it dhe kryesisë, Kuvendi i Kosovës cilësohet i pakonstituuar, që rrjedhimisht nuk mund të kalohet në fazën tjetër për formimin e qeverisë së Kosovës. Edhe më datë 1 maj dështoi përpjekja e tetë me radhë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, në dallim nga herët e kaluara që votimi për kryetar të bëhej në mënyrë të hapur, kësaj radhe propozoi që votimi të bëhet në mënyrë të mbyllur. As propozimi për këtë formë nuk kaloi, sepse s’i kishte votat...