Rama ironizon PD nga Ura Vajgurore: E nisën 7×7 bëjnë 42 tani e çuan në 6 milionë

Rama ironizon PD nga Ura Vajgurore: E nisën 7×7 bëjnë 42 tani e çuan në 6 milionë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezanton arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE në Dimal të Beratit. Ndërsa prezantoi me shifra arritjet në cdo sektor, Rama tha se cdo alternativë tjetër është alternativë e rrezikut, për t’u kthyer drejt të njëjtës humnerë. “Rritja e prodhimit në kontekstin e rajonit, kjo është Shqipëria dhe kjo mesatarja e rajonit, Shqipëria është në vendin e parë me rritjen më të lartë të PBB në dekadën e fundit Të ardhurat për frymë sot janë 10 300 euro, dhe në Shqipërinë 2030 do të shkojnë në 15 mijë euro. Nuk kemi një program dëshirash as manifest ëndrrash, janë projeksione të bëra nga ekspertë sepse kemi një program qeverisës deri në 2030. Shqipërinë...