Amorim: Duam lojtarë që ta nderojnë fanellën e United dhe jo për të luajtur disa ndeshje në Champions

Amorim: Duam lojtarë që ta nderojnë fanellën e United dhe jo për të luajtur disa ndeshje në Champions

1 Maj 2025 10:50 Telesport Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur që tani për atë që pret nga merkato e verës. Ai tha se dëshiron vetëm lojtarë që “duan të luajnë për klubin”, pavarësisht nga konkurrenca. Deklaratë që erdhi pasi u pyet për Viktor Gyokeres, sulmuesin që ai e ka patur deri para disa muajsh te Sporting. Lojari suedez është lidhur prej kohësh me një ribashkim me ish-trajnerin e tij në Old Trafford. Megjithatë, Gyokeres përfaqëson gjithashtu një nga sulmuesit më të kërkuar në treg dhe konkurrenca për të është e madhe. “Nuk kam folur me të. Nëse një lojtar dëshiron të vijë në Manchester United vetëm për të luajtur në Champions League, atëherë ai nuk do të vijë”, tha Amorim. “Ne duam...