Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Emri/ Vendoset lëndë plasëse në automjetin e mjekes, detajet e para
                            Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Në rrugën “Pjetër Budi” është vendosur lëndë plasëse në automjetin e shtetases Matilda Kaja, mjeke në spitalin privat pranë të cilit ndodhi ngjarja. Siç raporton policia, kjo ngjarje ka sjellë vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel