Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërkon të hyjë në BE duke fyer grupimin më të madh politik në Parlamentin Europian, Rama: Ju bashkuan kënetës
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy më sy” e ka nisur direkt duke komentuar rezolutën e Jashtëzakonshme me titull “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, të miratuar ditën e djeshme në Kongresin e PPE-së, Partive Popullore Europiane, grupimit më të madh politik në Parlamentin Europin. Në rezolutën e propozuar nga PD ngrihet alarmi për rrezikun serioz që i kanoset demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Rama e ka konsideruar si një “fletë rrufe” dhe si borinë e parë të humbjes së opozitës. Sipas tij, rezoluta kishte një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje. Më tej, Rama u është përgjigjur edhe disa prej akuzave që përmbante rezoluta. Rama e ka kuptuar mesazhin...