Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick: Luajtëm një ndeshje të madhe, në kthim na presin 90 minuta të tjera të zjarrta
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, analizoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes barazimin 3-3 ndaj Interit, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve: Ka qenë një ndeshje e çmendur, që mund të fitohej. Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë do të nevojitet në Milano?Sot luajtëm futboll në një nivel shumë të lartë, në një gjysmëfinale Champions-i. Nuk e nisëm mirë, pësuam dy gola, njëri prej tyre nga një goditje standard. Interi ka cilësi më të mëdha se ne në këto situata, por duhet të mbroheshim më mirë. Kemi pasur të njëjtat probleme edhe ndaj Atlético Madridit, duhet të përmirësohemi. Çfarë iu thatë lojtarëve tuaj?Nuk iu thashë shumë. Mendoj se nesër do të kemi kohë për të analizuar gjithçka. E vlerësova mënyrën se si luajtëm dhe...