Hetimi zgjedhor në kohë reale? Ja si funksionon prania e SPAK në KQZ

Hetimi zgjedhor në kohë reale? Ja si funksionon prania e SPAK në KQZ

Teksa vizituam me radhë të gjitha departamentet brenda Komisionit, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte kjo zyrë e ngritur për herë të parë: zyra e përbashkët e koordinimit mes KQZ-së, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK, që ka në fokus parandalimin dhe goditjen e krimit zgjedhor. Të ndjerë disi të bezdisur nga prania e një grupi xhirimi, përfaqësuesit e SPAK-ut u përpoqën të qëndrojnë larg syrit të publikut – një sjellje e konsideruar normale për zyrtarë që administrojnë dokumente sekrete. Pavarësisht se janë informacione që konsiderohen sekrete hetimore, ankesat e shumta të trajtuara deri tani nga KQZ duket se nuk kanë pasur karakter penal. “Konstatoj që ka një angazhim të vërtetë, konkret, të SPAK-ut, por edhe të Prokurorisë së Përgjithshme, për problematikat që mund të dalin...